Mbikëqyrësi i Distriktit të Unifikuar të Shkollës në Los Angeles, Alberto Carvalho thotë se distrikti ka humbur dy shkolla në Palisades, të cilat u "shkatërruan plotësisht".
Carvalho tha se tetë qendra do të ngrihen për ushqimin që do të shpërndahet për studentët nga rrethi, transmeton klankosova.tv.
Sipas bbc, shkollat në të gjithë qarkun do të mbyllen të enjten për shkak të kushteve të rrezikshme, duke përfshirë tymin dhe cilësinë e ajrit, thotë Carvalho.
"Prioriteti ynë i parë është të mbrojmë mirëqenien e fuqisë punëtore dhe të studentëve tanë dhe kjo është ajo që ne po bëjmë tani," thotë ai.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.