Lajmet e fundit

Ekipet e shpëtimti, zjarrëfikësit njihen për angazhimin e tyre në raste emergjente kur të tjerët gjenden në rrezik.
Megjithatë dicka e mrekullueshme u pa në Irlandë, përderisa erërat e forta po sjellin dëme të mëdha në gjithë rajonin, transmeton Klan Kosova.
Erërat e fuqishme lanë të shkatërruar cdo gjë, duke përfshirë këtu edhe shtëpi një katëshe ku brenda saj do të humbte edhe një lepurush. Ndërkaq papritur ekipet e shpëtimit arritën, e zjarrëfikësit vendosën që të bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar lepurin e ngecur brenda.
Këta të fundit arritën në vendin e ngjarjes, së bashku me një karrotë të shijshme për të lehtësuar edhe më shumë punën e tyre më pas në drejtim të shpëtimit të lepurit në fjalë, transmeton Klan Kosova.
Fatmirësisht lepuri i mrekullueshëm i frikësuar poashtu arriti të shpëtonte, dhe që sipas autoriteteve irlandeze thuhet se ai gjendej në gjendje të mirë shëndetësore.