Lajmet e fundit

Qindra njerëz janë zhdukur ndërsa zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë shtëpitë në rajonin Valparaiso të Kilit.
Më shumë se 120 persona kanë humbur jetën nga zjarret, të cilat kanë djegur mijëra shtëpi.
Presidenti Gabriel Boriç tha se zjarri ishte "katastrofa më e keqe që ka goditur vendin që nga tërmeti i 27 shkurtit 2010", në të cilin vdiqën më shumë se 500 njerëz, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Sipas autoriteteve, rreth 15 mijë shtëpi janë dëmtuar. Lagje të tëra janë rrafshuar dhe fotot tregojnë rrënojat e makinave të djegura në rrugë.
Presidenti Boriç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të premten dhe vendosi një shtetrrethim gjatë natës.
Policia dhe ekspertët po hetojnë nëse zjarret mund të jenë shkaktuar qëllimisht.