Lajmet e fundit

Rreth 1,000 kafshë kanë ngordhur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në tregun e famshëm "Chatuchak" të Bangkokut të martën, duke djegur gati 100 dyqane.
Zogjtë, qentë, macet dhe gjarpërinjtë u dogjën në kafazet e tyre në zonën e kafshëve shtëpiake, ku përfshiheshin edhe minjtë.
Zjarri u ndez nga një qark i shkurtër elektrik, thanë autoritetet, duke shtuar se nuk është raportuar për viktima apo lëndime të njerëzve.
Me dhjetëra mijëra dyqane të mbushura me korsi të ngushta, "Chatuchak" është një nga tregjet më të mëdha të Azisë Juglindore.
Është gjithashtu më i madhi dhe më i njohuri nga tregjet e fundjavës së Tajlandës. Pretendohet se ky treg tërheqë rreth 200,000 turistë çdo të shtunë dhe të diele, shkruan BBC, transmeton Klankosova