Lajmet e fundit

“Sot, rreth orës 10:40, është raportuar një zjarr në rrugën ‘Shkronjat’ në Prizren. Sipas informatave fillestare, nga zjarri është përfshirë një barakë e vogël prej druri, e vjetër dhe jashtë përdorimit. Si pasojë e incidentit nuk raportohet për persona të lënduar,” ka deklaruar Bytyqi për Klankosova.tv.Ai shtoi se menjëherë pas raportimit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga organet kompetente.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga organet kompetente,” u shpreh ai.Autoritetet po merren me sqarimin e rrethanave të incidentit, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.