Një rast i zjarrit është raportuar në Prishtinë, konkretisht në rrugën "Muharrem Fejza".
Për incidentin detaje për Klankosova.tv ka dhënë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.
"Në ora 05:27, është pranuar një informatë për zjarr në banesë në rrugën "Muharrem Fejza". Menjëherë ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ishin duke u djegur mbeturina në vend të ashensorit dhe ishte liruar tym nga banesa. Për shkak të tymit ishte krjiuar panik te banorët", deklaroi ai.
"Ekipet e kanë shkuar zjarrin dhe është bërë ventilimi i hapësirë. Nuk ka pasur zjarr në banesë, por zjarri ishte në mbeturina në vend të ashensorit", theksoi Gashi.
Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.