Dy pjesëtarë të Ushtrisë së RMV-së u lënduan në një zjarr që shpërtheu sot rreth orës 14:00 në kazermën e Tetovës, sipas informacioneve fillestare nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë.
“Është ndërhyrë me shtatë zjarrfikës, me dy kamionë dhe një automjet tereni për ndërhyrje speciale, pas së cilës zjarri u lokalizua për gjysmë ore.
Dy të lënduarit u përpoqën të ndërhynin, pas së cilës u dërguan në Spitalin e Tetovës, informoi Avni Ameti, komandant i NJTKZ Tetovë.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.