Kati i tetë të një ndërtesë në rrugën “Reshit Petrela” në Tiranë është përfshirë nga zjarri.
Bëhet e ditur se zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në shuarjen e zjarrit, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Policia po merr masa për evakuimin e banorëve, ndërsa deri më tani është raportuar vetëm për dëme materiale.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.