Lajmet e fundit

Lionel Messi dhe Zinedine Zidane, kanë zhvilluar një bashkëbisedim interesant mes tyre.
“Zizou” ka udhëtuar më 29 shtator drejt Floridas në ShBA, ku ka vizituar edhe ekipin e Messit, Inter Miami.
Ngjarja është organizuar nga kompania e njohur Adidas.
Dy yjet e futbollit u pyetën rreth asaj se a është më mirë të shënohet gol në Champions League, apo në Kupën e Botës.
Të dy, u pajtuan se kryegjëja është finalja e Kupës së Botës.
Fituesi i tetëfishtë i “Topit të artë” tha se të shënosh në Kampionatin Botëror është gjithmonë e veçantë.
““Është gjithmonë e veçantë të shënosh si në kompeticionet evropiane ashtu edhe në Kupën e Botës, por padyshim që të shënosh në një Kampionat Botëror është gjithmonë më i veçantë për shkak të madhësisë së garës”, tha Messi.
“Por, mirë, varet nga ndeshja. Ndoshta për ju është momenti për të shënuar një gol në finalen e Ligës së Kampionëve”, theksoi ai.
Më pas, ndërhyri legjenda franceze duke thënë “Unë mund të përgjigjem edhe për ty, Leo, sepse këtë e ke bërë së fundmi me Argjentinën, në finale”.
Messi u përgjigj: “Po, padyshim. Ai gol ishte më i miri. Po, të shënosh një gol në finalen e Kupës së Botës mendoj se është gjëja më e mirë ndonjëherë, apo jo? Të dy mund ta themi këtë”.
“Kjo është e drejtë”, pohoi Zidane. “Nuk ka asgjë më të mirë”.
Ky mesazh mund të merret si një thumbim për Cristiano Ronaldon, i cili nuk e ka shijuar deri më tani një gol në finale të Kampionatit Botëror dhe duket se nuk do ta shijojë.