Lajmet e fundit

Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund janë në garë për transferimin e futbollistit të Ajaksit, Hakim Ziyech, sipas Sport.
Ziyech është në kontratë me Ajaksin deri në vitin 2021, mirëpo performancat e tij të mira me Ajaksin këtë stinor, mund të bëjnë që ai të largohet drejt një klubi tjetër me apetite më të mëdha.
Mirëpo, këto dy klube gjermane nuk janë të vetmet që kanë shprehur interesim në të, pasi që edhe Chelsea, Arsenali, Evertoni dhe Leicester City janë po ashtu në garë për të.
Ndërkaq këtyre klubeve iu shtohen edhe dy klube të tjera me nam si Roma dhe kampioni në fuqi i botës dhe Evropës, Real Madrid.