Lajmet e fundit

AC Milan është i interesuar në mesfushorin e Chelseat, Hakim Ziyech.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi italian është në bisedime me agjentët e lojtarit maroken.
Derisa siç raportohet, Ziyech do të ishte i hapur për t’iu bashkuar Milanit, teksa bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, transmeton Klankosova.tv.
Marokeni gjatë sezonit të kaluar në të gjitha garat ka zhvilluar 44 paraqitje, derisa ka kontribuar me 8 gola dhe 6 asistime.