Lajmet e fundit

Në ndeshjen Barcelona – Real Madrid, ylli i mbretërve, Cristiano Ronaldo pësoi një lëndim.
Portugezi do t’i nënshtrohet një skanimi të nyjës së këmbës, por që thuhet se ai gjithsesi do të jetë i gatshëm për finalen në Champions League, kundër Liverpool.
Andaj edhe trajneri, Zinedine Zidane, nuk ka shprehur shqetësim pas lëndimit të lojtarit më të mirë që ka në skuadër.
“Nuk jemi të brengosur për finalen”, ka thënë Zidane, përcjell Klan Kosova.
“Ai nuk është aq mirë tash por mendoj se lëndimi është i lehtë – ishte vetëm një lëvizje e vogël”.
“Nuk mund të them se sa do të qëndrojë jashtë. Nesër do të ketë një fotografim”./Klan Kosova/