Lajmet e fundit
Suksesi i Los Blancos nën urdhrat e Zidane e ka bërë të ndjehet krenar ish-bashkëlojtarin e francezit

David Beckham ka thënë se ndjehet i lumtur kur e sheh Zinedine Zidane tek udhëheq Real Madrid drejt sukseseve në Spanjë dhe Europë.
Në edicionin e tij të parë të plotë si trajner, Zidane e ka udhëhequr skuadrën drejt katër trofeve, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.
Beckham, që ka luajtur në Santiago Bernabeu për katër vjet, e ka vizituar të martën kampin stërvitor të skuadrës në Los Angeles.
"Edicioni i shkuar ishte i vecantë", ka thënë ai.
"Muajt e fundit ishin të jashtëzakonshëm. Isha krenar tek e shihja skuadrën të luante në ato nivele".
"Jam i lumtur ta shoh Zidane tek bën punë kaq të mirë. Atë e pëlqejnë të gjithë".