Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane iu është kundërpërgjigjur tifozëve të klubit të cilët e vërshëlluan Cristiano Ronaldon në fundjavë.
Kjo ndodhi në ndeshjen ku Reali e fitoi 7:1 ndaj Celta Vigos, e në të cilën portugezi ka shënuar plotë katër herë.
“Ka tifozë që duan që Ronaldo të shitet, mirëpo unë jam trajneri dhe unë vendos”, ka thënë Zidane.
Francezi ka thënë vërshëllima i janë bërë edhe atij, por edhe çdo lojtari tjetër në futboll, transmeton Klan Kosova.