Lajmet e fundit

Zinedine Zidane është trajneri me startin më të mirë në ligë në histori të Real Madridit.
Strategu francez në 20 ndeshje ka regjistruar 17 fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje - ndaj rivalit lokal Atletico Madrid.
Në total, Los Blancos nga këto ndeshje kanë mbledhur 53 pikë, kanë shënuar 63 gola dhe kanë pësuar. Vetëm Juande Ramos, që mori drejtimin e skuadrës pas ikjes së Bernd Schuster ka marrë 17 fitore në 20 ndeshje, por pati humbur në dy ndeshje dhe barazuar në një të tillë.
Sa i përket rekordit të ligës, Zidane ka arritur që pas 20 ndeshjeve të fitojë katër pikë avantazh ndaj Barcelonës dhe gjashtë ndaj Atletico Madridit. Për dallim, nën urdhrat e Rafa Benitez, Los Blancos, në 18 ndeshje, patën mbetur pesë pikë prapa Barcelonës dhe katër prapa Atletico Madridit.