Lajmet e fundit
Klubit i janë ndaluar transferimet në dy afate kalimtare, që fillon nga fundi i janarit, por ky vendim nuk ndikon në skuadër pasi trajneri nuk ka menduar për transferime edhe ashtu.

Zinedine Zidane ka thënë se nuk i duhen lojtarë të rinj, së paku për një vit.
Skuadra nga Santiago Bernabeu ka katër pikë më pak se lideri Atletico Madrid, dhe dy më pak se Barcelona – me një ndeshje më pak.
Dy klubet e Madridit e kanë marrë të njëjtin dënim për pamundësi transferimi të lojtarëve, por Zidane ka thënë se nuk ishte i interesuar për transferime edhe ashtu.
“Nuk mendoj që duhet të përforcoj skuadrën”.
“Do të mundohem të gjej zgjidhje brenda skuadrës, jo jashtë”.