Lajmet e fundit
Sulmuesi është kritikuar për formën jo të mirë këtë edicion, por trajneri ka thënë se ai mbetet lojtari më i mirë në botë.

Zinedine Zidane ka thënë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, para Lionel Messi.
Ronaldo është kritikuar për formën jo të mirë këtë edicion.
Por 31 vjeçari ka marrë mbështetjen e trajnerit, që beson se rivaliteti individual është i shëndetshëm.
“Cristiano Ronaldo është më i miri. Messi është rivali i tij, gjë e mirë kjo në futboll”.
“Kam një grup të mirë të lojtarëve dhe jam i lumtur me të gjithë”.
“Mund të punoj dhe të arrij rezultate me ta”.