Lajmet e fundit
Legjenda e Real Madridit ka thënë se krahasimi mes sulmuesit të Djajve të kuq dhe ish-legjendës së Gunners i bën shumë presion këtij të fundit.

Zinedine Zidane mendon që është e padrejtë që të pritet që sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial, t’i ketë të njëjtat arritje si Thierry Henry.
Martial ka pasur disa paraqitje të shkëlqyera që nga kalimi i tij tek United, nga Monaco, duke fituar krahasimin me bashkëkombasin.
Por Zidane nuk pajtohet me këtë gjë.
“Thierry është një nga më të mëdhenjtë – nuk mund t’i bëhet gjithë ky presion Martialit”.
“Ai është i jashtëzakonshëm, ndaj duket të ketë të ardhme të ndritur”.