Lajmet e fundit
"E kam vendosur dhe nuk ka vend fare për debat: nuk do të bëjmë korridor. Nuk e kuptoj pse duhet korridori. Barcelona e para e prishi këtë traditë”

Zinedine Zidane deklaroi para mediave se, nëse Barcelona fiton titullin kampion në Spanjë një javë përpara El Clasico, futbollistët e Real Madrid nuk do të rreshtohen për të bërë korridorin në nderim të kundërshtarit.
Pritja e kampionit ka qenë traditë në La Liga, por skuadra katalunase ka refuzuar në disa raste që ta bëjë këtë gjë, më i fundit ai i vitit të shkuar, pas triumfit të Real në Kupën e Botës.
"E kam vendosur dhe nuk ka vend fare për debat: nuk do të bëjmë korridor. Nuk e kuptoj pse duhet korridori. Barcelona e para e prishi këtë traditë”.
Zidane foli edhe mbi formën e dobët që Real Madrid ka treguar në kampionat, aty ku u dorëzua shumë shpejt këtë edicion.
“Nuk kam shpjegim. Ka momente gjatë sezonit kur gjërat nuk ecin. Patëm një periudhë të gjatë me mungesë goli. Fillimi i sezonit na shkatërroi, por duam ta përfundojmë sa më mirë kampionatin”.