Lajmet e fundit

Legjenda e Francës, Zinedine Zidane ka treguar se nuk është gati për të zëvendësuar Rafa Benitezin në pozitën e trajnerit te Real Madrid.
Thirrjet për një shkarkim të spanjollit kanë ardhur pas disfatës nga Barcelona, me rezultatin 0:4.
Njëri nga njerëzit që është përmendur për të marrë pozitën e trajnerit, ka qenë Zidane, i cili po ashtu thuhej se do ta merrte këtë pozitë pas shkarkimit të Ancelottit.
Vet Zidane ka thënë që ai më i lumtur do të jetë sikur të vazhdonte me Castillan e Real Madrid, transmeton Klan Kosova.