Lajmet e fundit
Francezi është duke menduar për ndeshjen e së dielës ndaj Malaga, ku mendon t’i përdorë Serigo Ramos dhe Dani Carvajal.

Zinedine Zidane nuk ka dashur që të flasë për kritikat nga paraardhësi i tij Rafael Benitez, në drejtim të presidentit të klubit Florentino Perez.
Benitez e ka kritikuar shumë Perezin nga i cili u shkarkua muajin e shkuar, duke thënë se ai ishte i paduruar dhe pengonte punën.
Zidane nuk ka dashur që të flasë për këto deklarata në konferencën për medie para ndeshjes së të dielës në La Liga.
“Shumë është thënë deri tani”.
“Kam mjaft shumë në mendje. Por për momentin po mendoj vetëm për ndeshjen ndaj Malaga”.
“E rëndësishme është që jam i lumtur këtu. E dija që do të ishte e vështirë, por me rëndësi është që gjërat po ecin mirë”.