Zinedine Zidane, ish ndihmëstrajner i Carlo Ancelottit në epokën e tij tek mbretërit, tash trajner i Real Madrid Castilla, shpreson që Alvaro Morata që tani luan për Juventusin të ketë një performancë të mirë në finalen e Champions, të shtunën mbrëma.
“Morata ka pasur një vit fantastic. Shpresoj që ai të bëjë diçka të bukur në finale”.
“Juventus na eleminoi nga turneu, por shpresoj që të finalen, kryesisht për shkak të Morata”.
Francezi që tani është edhe ambasador i Adidas shpreson që ish lojtari i mbretërve të ngrejë trofeun edhe në Berlin, pas atij në Lisbonë, diçka që ai nuk arriti kurrë ta bëjë, gjatë pesë sezonave tek ‘Zonja e Vjetër’.
Ai u shpreh poashtu i lumtur që ish skuadra e tij është kthyer fuqishëm në garat evropiane.
“Jam i lumtur që Juventus arriti në finale pas kaq kohësh”.
“Kam luajtur aty pesë sezone prandaj kam dëshirë ti shoh në finale”.
Zidane, që nuk arriti këtë trofe me Juventus, pasi u transferua në Madrid, e fitoi atë me mbretërit në vitin 2002, në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen dhe atë duke shënuar një gol aq të bukur, sa do të quhej ‘Goli i Dekadës’.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.