Lajmet e fundit
Trajneri i Villarreal e ka vënë në dyshim vendimin e Los Blancos për ta emëruar Zinedine Zidane trajner pas dështimeve të fundit të skuadrës.

Marcelino ka thënë se nuk ka parë përmirësime të mëdha në lojën e Real Madrid, qëkur Zinedine Zidane zëvendësoi Rafael Benitez.
Zidane mori drejtimin e skuadrës në janar, me Realin në pozitën e tretë dhe katër pikë më pask se Barça.
Por tani kur mbeten edhe 10 ndeshje, diferenca me skuadrën katalunase është shtuar në 12 pikë dhe Marcelino ka thënë se ndërrimi i trajnerëve nuk ishte ndoshta i qëlluar.
“Zidane u bë trajner i Realit në një periudhë të vështirë”.
“Por nuk mendoj që skuadra është përmirësuar që nga largimi i Benitez”.
“E them këtë nga ato që shoh”.