Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka folur për progresin e disa lojtarëve të klubit që drejton, përfshirë Ramos, Ronaldo dhe Benzema.
Por strategu francez në veçanti fjalë të mëdha ka pasur për yllin e klubit – katër herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.
“Të bindja Ronaldon ishte lehtë, ai është shumë inteligjent dhe e njeh veten mirë”.
“Lojtarët si ai mund të besojnë në mua dhe për momentin mendoj se këtë po e bën edhe ai”, ka thënë Zidane për Ronaldon derisa e ka përshkruar edhe si alien.
“Ronaldo i nxit të tjerët për pune dhe ai është më i miri”, ka shtuar ai.