Lajmet e fundit
Shefi i Los Blancos ka insistuar se skuadra mund të arrijë gjëra të mëdha këtë sezon, megjithëse u eliminua nga Copa del Rey

Zinedine Zidane mbetet i palëkundur në besimin që ka tek skuadra megjithë eliminimin nga Copa del Rey.
Barazimi 2-2 me Celta Vigo të mërkurën nuk ishte i mjaftueshëm që skuadra nga Madridi të kualifikohet në xhiron e radhës.
Skuadra e Zidane është duke treguar formë të dobët, pasi ka fituar vetëm një nga pesë përballjet e fundit.
"Patëm mundësi që nuk shfrytëzuam, por do të ndryshojmë disa gjëra".
"Nëse vazhdojmë të punojmë, mund të bëjmë gjëra të mëdha".