Zinedine Zidane pritet ta lë Real Madridin këtë verë.
Sipas Goal, trajneri francez iu kishte treguar për vendimin e tij, lojtarëve të skuadrës para ndeshjes me Sevilla javën e kaluar.
Lodhja fizike dhe psikike e Zidanit, janë përmendur si arsyet e mundshme që trajneri t’i lë “Blancos”, në verë, transmeton Klan Kosova.
Pas diskualifikimit nga Liga e Kampionëve, synimet e Realit tani janë në La Liga, ku për momentin janë në vend të dytë, vetëm dy pikë larg Atletico Madrid, duke mbetur edhe dy xhiro, për t’u luajtur.
Megjithatë, Real Madrid ka një avantazh të vogël, në rast se ka barazim të pikëve.
“Blancos” kanë më shumë fitore në ndeshjet e ndërsjellta në mes të rivalëve që janë konkurrent për titull.
Real Madrid pritet të luaj këtë të diel kundër Atletico Bilbao me fillim nga ora 18:30.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.