Lajmet e fundit
Kolumbiani nuk ka qenë në formë në javët e fundit dhebabai i tij ka thënë se përveç lëndimeve edhe ndërrimi i trajnerit ka pasur shumë ndikim tek ai.

Babai i James Rodriguez beson se caktimi i Zinedine Zidane në postin e menaxheri të Real Madrid është duke e dëmtuar karrierën e të birit.
Kolumbiani u transferua në Bernabeu nën urdhrat e Carlo Ancelotti në vitin 2014, gjatë të cilit edicion luajti mirë, por që atëherë ka pasur rënie në formë.
Megjithatë babai i tij, Wilson Rodriguez ka thënë se forma e tij mund të ketë fluktuime, por që caktimi i Zidane si menaxher nuk e ka ndihmuar aspak atë.
“Është normale, futbolli është i tillë”.
“Lëndimet kanë rol të madh në formën e një futbollisti”.
“Ancelotti dhe Zidane janë dy menaxherë krejt të ndryshëm dhe fakti që James nuk po luan për momentin nuk do të thotë asgjë, por gjithsesi, ndërrimi i menaxherit i ka shkaktuar probleme”.