Lajmet e fundit
Strategu francez synon të thyejë mallkimin Pamplona, që e ndjek nga koha kur ishte lojtar

Zinedine Zidane sonte në mbrëmje do të kërkojë të heqë kujtimet e këqija që i ka nga e kaluara në udhëtim ndaj Osasuna.
Trajneri i Real Madridit ka katër kujtime të hidhura nga stadiumi i Pamplonas. Francezi ka humbur në dy përballjet e fundit si lojtar, ndërkohë që njëherë është dëmtuar duke i lënë vendin Fernando Morientes.
Edhe si ndihmës-trajner i Realit ai nuk mundi që të merrte tre pikë nga ky stadium. Në ndeshjen e fundit në Pamplona kur Ancelotti ishte trajner, Reali barazoi me Osasuna.