Lajmet e fundit
Kampioni i Europës u mposht nga Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të parasezonit dhe trajneri e ka pranuar se skuadra nuk ishte në nivelin e duhur.

Zinedine Zidane ishte i kënaqur me paraqitjen e Real Madrid ndaj Paris Saint-Germain, por ka thënë se lojtarët duhet të punojnë më shumë.
Francezët e mposhtën gjigantin spanjoll me rezultat 3-1, në një ndeshje që tek Los Blancos shënoi shumë mungesa në formacionin titullar.
Me 90 minutat e parë të parasezonit tashmë të përfunduar, Zidane ka vërejtur cka duhet të ndryshojë para fillimit të edicionit të ri të La Liga.
"Nuk guxojmë të lejojmë të na ndodhin këto gjëra prapë".
"Jemi ende duke u përgatitur dhe duhetë të punojmë më shumë. E dimë që La Liga është edicion i gjatë dhe duhet që fillimin ta kemi të mirë".