Lajmet e fundit
Asi portugez u bë të mërkurën golashënuesi më i mirë në historinë e pesë ligave kryesore europiane, ndërsa mori lëvdata të shumta nga trajneri i tij

Zinedine Zidane nuk ka kursyer lëvdatat për Cristiano Ronaldo pasi Real Madrid mposhti Celta Vigo të mërkurën mbrëma, duke iu afruar në një pikë titullit të La Ligës.
Ronaldo shënoi dy gola duke thyer edhe një rekord, pasi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e pesë ligave kryesore europiane.
Dhe Zidane ka lavdëruar sulmuesin portugez, që në tetë ndeshjet e fundit ka tundur plot 13 herë rrjetën kundërshtare.
"Ai është duke shkëlqyer. Sic mund edhe ta keni vërejtur është duke bërë punën edhe në anën defansive".
"Mund ta shihni se është duke kaluar periudhë shumë të mirë".