Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se nuk do ta ndërronte Cristiano Ronaldon me Mohamed Salah.
“Jo, e kam Cristianon dhe flas për lojtarët e mi”, ka thënë ai pas pyetjes së gazetarit se a do ta shkëmbente Topin e Artë me yllin e Liverpool-it.
Francezi i dha këto komente të martën në Ditën e Mediave të Real Madridit, katër ditë para finales së Ligës së Kampionëve që mbretërit e zhvillojnë ndaj skuadrës së Salah.