Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka thënë se nuk e ka ndërmend ta rrezikojë shëndetin e Gareth Bale duke e shtyrë atë të rikthehet para se të jetë gati 100 për qind për lojë.
Bale është rikthyer në stërvitje por ekipi mjekësor është ende i brengosur me gjendjen e tij, po ashtu edhe Zidane.
“Kur një lojtar lëndohet, ju gjithmonë jeni pak të brengosur. Por gjërat janë në stad normal. Bale po bënë më mirë çdo ditë”, ka thënë Zidane.
“Është një çështje që kërkon më shumë kohë, por ne jemi të qetë në lidhje me ketë rast. Gareth është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, prandaj nuk do të rrezikojmë”.