Lajmet e fundit
Francezi ka sulmuar organizatën për shkak të dënimit që ia ndalon skuadrës transferimet deri në janar të vitit 2018.

Zinedine Zidane e ka quajtur absurde ndalesën e transferimeve që FIFA i ka imponuar Real Madridit.
Reali dhe rivali i qytetit Atletico dështuan në apel, që do të thotë se afatet kalimtare do të jenë të padobishme deri në janar të vitit 2018.
Zidane, duke folur në konferecën para ndeshjes me Osasuna e ka quajtur absurde këtë ndalesë.
"Nuk e kuptoj dhe jam i neveritur nga kjo gjë. Është absurde".
"Klubi kërkon që kjo gjë të ndryshjë dhe shpresoj që ashtu edhe do të ndodhë".