Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, nuk e ka ndërmend ta lë Alvaro Moratën të largohet nga kampionët e Europës përkundër interesimeve të shumta nga Premierë Liga, shkruan Goal, njofton Klan Kosova.
Morata tashmë është kthyer nga Juventusi pasi që Madrid pagoi 30 milionë euro për ta rimarrë përsëri, ashtu siç u jepte të drejtë kontrata me Juven, që e kishin vendosur kur sulmuesi i ri kishte shkuar në Serie A.
Ardhja e Moratës në Real ishte raportuar se po bëhet vetëm për shkurtë, sepse ai do të shitet në një klub të Anglisë, por duket se nuk do të ndodhë kështu.
“Morata është lojtar i Madridit”, ka thënë Zidane. “Ne jemi më së të kënaqur që e kemi kthyer në shtëpinë e tij të vërtetë.
“Ai do të vazhdojë të jetë lojtar i Madridit”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.