Lajmet e fundit
“Nuk mund të luajmë me 12 apo 13 lojtarë. Por, dua t’i shoh të tre, Cristiano, Bale dhe Benzema, duke luajtur së bashku, sepse ka kohë të gjatë që s’i kam parë ashtu”

Zinedine Zidane ka konfirmuar besimin e madh në Gareth Bale, kur ka thënë se mezi pret që në vijën e parë të sulmit ta ketë treshen e famshme BBC.
Uellsiani është përballur me probleme të njëpasnjëshme këtë edicion, që patën nxitur zëra të ndryshëm të pëshpërisnin për një largim të mundshëm nga Santiago Bernabeu.
Por tekniku francez i ka nxjerrë të pavërteta krejt këto fjalë, duke shprehur gëzimin e tij me shërimin e Bale, në mënyrë që të mund t'i bashkohet sulmit të skuadrës.
“Nuk mund të luajmë me 12 apo 13 lojtarë. Por, dua t’i shoh të tre, Cristiano, Bale dhe Benzema, duke luajtur së bashku, sepse ka kohë të gjatë që s’i kam parë ashtu”.