Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se klubi i tij e meritoi humbjen ndaj Sevillës në takimin e mbrëmshëm.
Sevilal mposhti mbretërit me rezultat 3:2 në kuadër të javës së 36-të të La Ligës, tre ditë pasi madrilenët barazuan në El Classico me Barcelonën.
“Disfata ishte logjike, posaçërisht duke parë pjesën e parë; krijuam asgjë”, tha Zidane pas ndeshjes.
“Ata luajtën futboll direkt dhe shënuan dy gola. Ne u përmirësuam në pjesën e dytë, dhe patëm disa shanse duke qenë më të lëvizshëm”.
“Ama goli i tyre i tretë e çoi lojën përtej nesh. Shënuam por e merituam të humbim”.