Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka pranuar që është fans i madh i Mohamed Salah, pas spekulimeve që e lidhin yllin e Liverpool-it me kampionin botëror.
Egjiptiani po kalon një stinor të mrekullueshëm me Të Kuqtë, ku deri më tani ka shënuar 19 gola.
“Salah është një lojtar i madh, ai e ka dëshmuar këtë në Romë, e tani në Liveprool”, i tha Zidane një gazetari egjiptian në Kupën e Botës për Klube.
“Ai është ende i ri, duke u përmirësuar gjatë tërë kohës. Nuk flas shumë për lojtarët tjerë, por ai është një lojtar që e rangoj lartë”.