Lajmet e fundit

Nëse Zinedine Zidane arrin ta mposhtë Zonjën e Vjetër në Cardiff, vlerësimi do të reshë, po sikur titulli i Më të Mirit nga FIFA që ishte me meritë i fituar nga Claudio Ranieri për vitin 2016.
Megjithatë, ka shumë futboll për t’u luajtur para se ajo ëndër të bëhet realitet, së paku jo në La Liga ku Sevilla, Celta Vigo dhe Malaga janë më shumë se të gatshme që ta shpojnë balonën e Të Bardhëve të cilët po e kërkojnë titullin e parë në La Liga pas pesë vjetësh, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.
Zidane e kishte fituar La Decima-n më 2014 si asistent i Ancelottit, ndërsa vitin e kaluar ai trofeun e Ligës së Kampionëve e ngriti si kryetrajner, ndërsa tani po kërkon të bëhet trajneri i parë që e fiton titullin dy herë radhazi në epokën moderne.