Lajmet e fundit

Pvarësisht fitorës 2-1 në transfertën e Ishujve Kanarie ndaj Las Palmas, trajneri i Realit të Madridit Zinedine Zidane ka shprehur pakënaqësi për mënyrën sesi luajti skuadra e tij duke theksuar se nëse Los Blancos vazhdojnë me këto paraqitje edhe gjatë ndeshjeve të ardhshme nuk mund të shkojnë shumë larg.
“Më shqëtësoi pjesa e dytë e takmit. Nëse duam të shkojmë larg, lojtarët duhet të japin më shumë në fushën e lojës, pasi nëse do të luajmë dhe në takimet e tjera si ndaj Las Palmas, ateherë nuk mund të presim që të arrimë gjëra të mëdha në këtë sezon. Gjithsesi unë kam besim tek futbollistët e mi dhe një ndeshje e tillë jam i sigurt që nuk do të përsëritet më”, shkruan supersport.al
Më pas francezi vlerësoi kundërshtarin për ndeshjen e mirë që zhvilloi, duke nënvizuar se Las Palmas është një skuadër e vështirë për tu mundur.
“Las Palmas zhvilloi një ndeshje të mirë duke na vënë në vështirësi, por besoj se fitorja që arritëm ne ishte mëse e merituar dhe jam shumë i kënaqur për tre piket e marra.”