Lajmet e fundit
Trajneri francez ka lavdëruar lojtarët dhe fansat pasi Los Blancos arritën finalen e Ligës së Kampionëve, duke eliminuar në gjysmëfinale gjigantin anglez.

Zinedine Zidane ka lavdëruar punën e madhe të bërë nga Real Madrid, që mposhti Manchester City 1-0, për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.
Francezi është në edicionin debutues në krye të skuadrës nga Santiago Bernabeu, të cilin mund ta përmbyll me dy trofe, atë të ligës dhe atë të garës më të madhe evropiane për klube.
Zidane ka thënë se është krenar me paraqitjen e lojatareve dhe mbështetjen e tifozëve.
“E dinim që do të ishte e vështirë, por jemi në finale”.
“Jam i lumtur me rezultatin dhe i kënaqur me punën e lojtarëve”.
“Fansat në Bernabeu janë gjithmonë të veçantë, duke na ndihmuar në ndeshje të mëdha. Ata e ndjenë presionin me ne deri në fund të takimit”.
“Cristiano ishte i fokusuar në detyrat e tij, duke ndihmuar edhe mbrojtjen. Skuadra sot bëri përpjekje të mëdha”.