Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka thënë se e vlerëson lart Iscon, por që nuk ka konfirmuar nëse e ka pyetur mesfushorin ofensiv për të qëndruar në Bernabeu.
Pasi kontribuoi në dy golat në fitoren 2:0 ndaj Espanyol, spanjolli ka thënë se preferon që të qëndrojë në Madrid.
“Është e pakuptueshme por unë nuk kam probleme më të”, ka thënë Zidane.
“Pyeteni atë dhe ai përgjigjet për pyetjet tuaja. Jam i sigurt se ai është i fokusuar këtu. Ai është futbollist shumë i mirë, e vlerësoj lartë atë dhe ai është pjesë e...rotacioneve në skuadër.
“Një lojtar mund të luajë rresht 25-26 ndeshje dhe më pas të mos luajë. Mund ta pyesni atë dhe jam i sigurt se do të thotë se nuk është i lumtur me hapësirën”, ka thënë Zidane, duke treguar se e do Iscon në skaudër.