Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është i lumtur me kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe për penaltinë tha se kishte qenë valide.
“Paj, jam i lumtur. Përgjatë 180 minutave të plota të të dyja ndeshjeve, mendoj që e merituam që të kualifikohemi”, tha Zidane pas ndeshjes.
“Do të kishte qenë e vështirë për ne që të mos shënonim në këtë lojë, sepse kishim aq shumë gjasa por ky është futbolli. Bëmë një lojë të mirë atje duke fituar 0:3, dhe ishte e kundërta sot”.
“Nuk ishin Bale dhe Casemiro për t’u fajësaur, por Asensio dhe Lucas na dhanë më shumë thellësi, ashtu si Mateo më vonë në pjesën e dytë”.
Sa i përket penaltisë, ai tha se i kishin thënë se është penalti, dhe që Cristiano Ronaldo nuk gabon kurrë.
“Më thanë që ishte, apo jo? dhe Cristiano nuk e huq”.