Lajmet e fundit
Ish-trajneri i skuadrës kampione të Europës pret që t'i ofrohet posti i trajnerit të Djajve të Kuq, nëse Jose Mourinho shkarkohet

Zinedine Zidane është i interesuar të bëhet trajner i Manchester United, nëse Jose Mourinho shkarkohet nga detyra.
Tekniku portugez është nën presion nga hierarkia e Djajve të Kuq, që tashmë është duke hartuar jnë plan nëse vendoset shkarkimi i tij.
Ish-shefi i stolit të Real Madrid u ka thënë miqve të tij se është i interesuar për ta marrë drejtimin e Djajve të Kuq.
Francezi u largua nga udhëheqja e skuadrës spanjolle në fund të edicionit të shkuar, pasi në dy vjet e gjysmë në post arriti ta fitojë tri herë Ligën e Kampionëve.