Lajmet e fundit
“Secili ka të drejtë të ketë një mendim. Por, kur disa flasim për plaçkitje, duket sikur ajo që jemi duke bërë në kohën e fundit po i pengon shumëkujt”, ka deklaruar Zidane, në koferencën para ndeshjes së të dielës

Zinedine Zidane ka kritikuar mediat nga katalunase për raportimin e tyre pas kualifikimit të Real Madrid në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Gazeta sportive katalane Sport kishte publikuar titullin: “Plaçkitja e shekullit”, pas penalltisë vendimtare të akorduar për Real Madrid në humbjen 3:1 në Santiago Beranbeu nga Juventus, që u mjaftoi për kualifikim në gjysmëfinale.
“Secili ka të drejtë të ketë një mendim. Por, kur disa flasim për plaçkitje, duket sikur ajo që jemi duke bërë në kohën e fundit po i pengon shumëkujt”, ka deklaruar Zidane.
“Nuk ka ndodhur vetëm këtu por edhe në Francë, në media të huaja”, u shpreh ai.