Lajmet e fundit
Asi uellsian mund të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventus më 3 qershor

Zinedine Zidane ka thënë se Gareth Bale është duke u shëruar dhe mund të jetë e gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve.
Uellsiani u lëndua në gjysmëfinalen e fituar ndaj Bayern Munich, ndërsa pritej që lëndimi ta linte jashtë fushave deri në fund të edicionit.
Por strategu francez ka thënë se shërimi i Bale është duke ecur mirë dhe mund të pritet kthimi i tij në finalen e Cardiff-it.
"Bale ka nisur të stërvitet dhe është shumë mirë. Ne jemi të lumtur për të. Finalja? Mbetet të shihet, jemi optimistë, por sot s’do të flasim për këtë".