Lajmet e fundit

Zinedine Zidane u ka bërë me dije edhe Manchester United edhe Paris Saint-Germain se ata nuk kanë asnjë gjasë për ta blerë superyllin Cristiano Ronaldo nga Real Madrid.
“Ronaldo është i patransferueshëm”, ka thënë Zidane në konferencën për media.
“Ai është shpirti i ekipit. Luan këtu dhe nuk do të largohet”.
Francezi ka thënë se Ronaldo do të luajë në krah, aty ku ndihet më së rehati dhe se nuk do t’i përzihet shumë pasi dëshiron që ta shoh të lumtur, transmeton Klan Kosova.