Lajmet e fundit

Zidane pret që Morata të qëndrojë në Real edhe sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, nuk po luan shumë nën urdhëratë e Zinedine Zidane.
Por, pavarësisht kësaj, trajneri francez ka kërkuar nga sulmuesi spanjoll që të mos largohet nga “Santiago Bernabeu”, shkruan Albeu.
“Alvaro Morata është lojtar i Real Madridit. Ai e do këtë klub. Është klubi i fëmijërisë, ai është në shtëpi. Kjo është çfarë mund të them për këtë”, u përgjigj Zidane kur u pyet për të ardhmen e sulmuesit spanjoll.