Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka dashur të flasë më shumë për Neymarin dhe spekulimet që e lidhin atë me një kalim në Real Madrid.
“Çdokush e ka mendimin e vet. Ai është një lojtar shumë i mirë, por nuk luan për Real Madridin”, tha Zidane në konferencë për media.
“Unë mund të flas vetëm për lojtarët e mi; ato janë komentet tuaja”.
“Nuk dua që të flas për një lojtar që nuk është njëri nga ne. E respektojmë PSG-në; nuk është e jona që të flasim për këto gjëra”.