Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka thënë se e xhelozon Cristiano Ronaldon.
Më pas ai ka lavdëruar sulmuesin para ndeshjes gjysmëfinale në Champions League kundër Atletico Madrid.
“Si trajner është futbollisti më i mirë që e kam pasur”.
“Nuk kam mundur që të luaja me të – fatkeqësisht, por kam luajtur kundër tij. Statistikat e tij janë të mahnitshme”, ka theksuar Zidane.
Ai ka thënë se ka luajtur dikur me brazilianin Ronaldo, që e ka përshkruar si golashënues fantastik.
“I xhelozoj të dy sepse unë nuk kam pasur statistikat e tyre”, ka shtuar trajneri portugez.