Trajneri i skuadrës Real Madrid, Zinedine Zidane, do të preferonte ta përvetësonte sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez.
Mirëpo liderët e këtij klubi më shumë preferojnë të nënshkruajnë kontratë me yllin norvegjez, Erling Haaland, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Gjigantët spanjollë janë të interesuar që ta përforcojnë linjën sulmuese. Derisa klubi beson se Haaland do të ishte futbollisti ideal, Zidane beson se sulmuesi argjentinas do t’i përshtatej më mirë stilit të klubit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.